Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të vijës bregdetare të Fierit.
Kreu i qeverisë theksoi se ky është një tjetër destinacion në zhvillim e sipër.
Rama shtoi se vija bregdetare e Fierit këtë verë është frekuentuar çdo ditë nga më shumë pushues se çdo vit tjetër
“Pamje mbresëlënëse e vijës bregdetare të Fierit, një tjetër destinacion në zhvillim e sipër, i cili këtë verë është frekuentuar çdo ditë nga më shumë pushues se çdo vit tjetër”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale. /xh.m


