Drejtori i burgut të Fierit ka dhënë dorëheqje. Lajmi mësohet nga burime për BalkanWeb.

Mësohet se ka qenë vetë Arjan Hasani që ka hequr dorë nga detyra, duke dorëzuar kështu dorëheqjen e tij. Deri më tani nuk jepen detaje nga arsyeja e largimit të tij nga kjo detyrë. Po ashtu, në vend të Hasanit është emëruar Ervin Bushi.

Kujtojmë se në këtë burg që drejtohej nga Hasani vuante dënimin edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Ky i fundit u transferua më 15 korrik të këtij viti me kërkesë të familjarëve të tij drejt burgut të Lushnjës.

Në media u përfol se mes Tahirit dhe drejtorit, Arjan Hasani ka pasur një debat, ndërsa avokati i ish-ministrit, Maks Haxhia pohoi se klienti i tij ishte shumë i disiplinuar, duke shuar kështu edhe zërat për konfliktin.