Tirana Art Libër Fest 2022, edicioni i parë, ka shpallur sot kalendarin e aktiviteteve në vijim. Projekti i cili ka nisur gjate fazes se pare te realizimit te tij ne periudhen 01 gusht me konkursin letrar, i cili u mbyll ne fillim te muajit shtator, do te vijoje te realizoje disa aktivitete për promovimin e kulturës së librit dhe leximit mes të rinjve te shkollave te mesme te zonave periferike te Tiranes. Pjesë e aktivieteve do te jene nxenes të disa gjimnazeve.
Tirana Art – Libër – Fest 2022
Kalendari i Aktiviteteve:
30 shtator:
Minipanair libri në gjimnazin ” Eqrem Çabej”
Takim me letrarët e shkollës
21 tetor:
Minipanair libri në gjimnazin “Myslym Keta”
Takim letrar me gjimnazistët
11 nëntor:
Takimi përmbyllës
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit
Promovohet Antologjia Rinore
“Ajo quhet e nesërme”
Ndahen çmimet e fituesve të konkursit letrar
“Ky projekt organizohet në kuadër të programit
Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022,
me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar
në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe te Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit”
#tirana #youth #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022 #ActivateYouth
#EuropeanYearOfYouth #NationalYouthCongress #CityOfTirana#Qkll


