Në lumin Shkumbin është gjetur një trup i pajetë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima është një grua, identiteti i së cilës akoma nuk është bërë i ditur.

Kufoma është e vështirë të nxirret për shkak të rrymës së fortë nga prurjet e lumit Shkumbin si pasojë e reshjeve.

Kufoma është pikasur nga banorë të rastësishëm që kanë njoftuar policinë. Menjëherë pas njoftimiit, policia dhe reparti zjarrfikës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Gjithashtu në vendngjarje është edhe një grup hetimor.

Nuk dihen ende shkaqet që sollën humbjen e jetës të së ndjerës.