Organizata ndërkombëtare për migracionin zbulon një numër të lartë të vdekjeve lidhur me dëbimet e refugjatëve.
Më shumë se 29,000 njerëz kanë humbur jetën teksa kanë tentuar të hyjnë në Europë që nga viti 2014, ndersa 5,000 viktima jane shënuar vetëm gjatë 2021.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin në një raport të fundit ngre alarmin se për një rritje të frikshme të emigrantëve që vijnë kryesisht nga vendet e varfra që i shpëtojnë dhunës dhe synojnë përmes Mesdheut një jetë më të mirë. Sipas raportit, rruga më vdekjeprurëse vazhdon të jetë lundrimi permes Mesdheut ku 2.836 migrantë kanë vdekur prej Janarit të vitit 2021 teksa kanë tentuar të arrijnë në Itali apo Maltë nga Libia dhe Tunizia.
Vdekjet më të larta janë rregjistruar kryesisht në kufirin tokësor Turqi-Greqi: 126 vdekje të dokumentuara, 69 viktima jane regjistruar ne Ballkanin Perëndimor dhe më pas në kanalin e La Manshit, dhe në kufijtë Bjellorusi-Bashkimi Evropian.
Projektit të Migrantëve të Zhdukur tregojnë se shumë nga vdekjet në rrugët e migracionit për në Evropë mund të ishin parandaluar nga ndihma e shpejtë dhe efektive.
Por sipas raportit, mbi 250 njerëz vdiqën gjatë dëbimeve të detyruara nga autoritetet evropiane që nga viti 2021. Mesdheu Qendror, kufiri tokësor Turqi-Greqi, Mesdheu Perëndimor dhe në kufiri Bjellorusi-Poloni raportuan numrin më të lartë të emigrantëve të cilët u dëbuan me forcë.
Kthimi mbrapsht i migrantëve është vepër e paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar dhe atij të Bashkimit Evropian, sepse shkelet e drejta e një njeriu për të kërkuar azil.

