Maroku shokon Spanjën. Vendi i Afrikës veriore është kualifikuar në fazën çerekfinale të Kupës së Botës falë penalltive.
120 minuta lojë u mbyllën me rezultatin 0-0 me skuadrat që nuk patën shumë raste. Por spanjollët u treguan totalisht të pasaktë nga pika e bardhë e 11 metërshit.
Nga ana tjetër, lojtarët e Marokut duket se ishin më të përgatitur nga ky aspekt pasi shënuan 3 të tilla. Në çerekfinale Maroku do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Portugali-Zvicër

