Kryeministri Edi Rama thotë se buxheti i vitit 2023 do të jetë dyfish më i madh se i vitit 2013.
Kështu deklaroi kreu i qeverisë gjatë një takimi në Kamzë me gratë dhe vajzat.
Sipas Ramës, ky është tregues poizitiv për punën e qeverisë.
“Nesër do kemi diskutimin për projektin e buxhetit për vitin e ardhshëm, në 2023 ne do të kemi dyfishin e buxhetit të 2013. Tani unë besoj që kjo shifër mjafton për të gjithë ata që diskutojnë në hava që gjërat kanë shkuar më keq ose që gjërat s’kanë ndryshuar. Sepse kemi dyfishin e buxhetit.
Dhe nuk është thjesht çështja që kemi dyfishin e buxhetit, por kemi shumë më tepër buxhet për të mbrojtur njerëzit nga kjo goditje e tretë që është dhe goditja më e vështirë dhe për shkak se kanë ndodhur dhe dy të tjerat nuk është edhe e lehtë për ta përballuar siç mund të ishte njëra apo tjetra, jo se ishin të lehta, por se sidoqoftë ishte një lloj ndjesie që ja do iki dhe kjo e pastaj gjërat do vijnë duke u përmirësuar shumë shpejt”, u shpreh Rama.

