Drejtësia braziliane ka anuluar marrjen e postit si president i Agjencisë Braziliane për Promovimin e Tregtisë dhe Aseteve (ApexBrasil), Jorge Viana sepse ai nuk flet rrjedhshëm anglisht.
Vendimi i përgjigjet një kërkese të bërë nga Senatori Flavio Bolsonaro, djali i ish-presidentit Jair Bolsonaro, i cili akuzon Vianën për ndryshimin e statutit lidhur me zotërimin e gjuhës angleze.
Sipas statutit të ndryshuar, zotërimi i gjuhës angleze nuk ishte i nevojshëm për ushtrimin e presidencës së agjencisë.
Nëse Viana nuk arrin të provojë se flet rrjedhshëm anglisht, gjykatësja Diana Wanderlei, e cila nënshkroi dispozitën paraprake, do të urdhërojë largimin e menjëhershëm nga detyra.
Gjykata i dha Vianës 45 ditë për të paraqitur një vërtetim nga një shkollë e autorizuar për mësimin në anglisht.

