Lezhë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë.

Dhëndri Besnik Pjetri dyshohet se ka vrarë me breshëri kallashnikovi ish-vjehrrin Pjetër Perjaku dhe dhe ish kunatin Gent Perjaku.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grykë-Zezë.

Sipas dëshmive paraprake, viktimat janë qëlluar me breshëri automatiku.

Besnik Pjetri dyshohet se ekzekutoi me armë zjarri ish-vjehrrin Pjerin Perjaku dhe kunatin Gent Përjaku dhe sipas dëshmive paraprake, ishte Besnik Pjetri ai që shkoi në shtëpinë e ish-gruas dhe vrau babë e bir, të cilët ditën e djeshme ishin kthyer nga Italia.

Autori është baba i dy vajzave dhe prej 6 vitesh ishte i divorcuar nga bashkëshortja. Por mësohet se konfliktet ishin të vazhdueshme për pronat dhe pasurinë.

Gjatë kësaj periudhe, ai kishte pasur konflikte të vazhdueshme me ish-gruan dhe me familjen e saj. Madje ai ishte denoncuar nga ish-gruaja për dhunë në Itali nga ku bëri 2 vite burg.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në fshatin Grykë e Zezë të Lezhës, ndërkohë autori Besnik Pjetri është shpallur në kërkim nga policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.