Xhani Topalli, biznesmeni shqiptar, është gjetur i pajetë në Rodos të Greqisë. Ai rezultonte i zhdukur prej datës 28 Gusht kur familjarët kishin bërë denoncim në polici për zhdukjen e tij.

46-vjeçari baba i 3 fëmijëve që kishte në pronësi një hotel jetonte në vendin fqinj prej 2 dekadash. Ditën e zhdukjes ai kishte udhëtuar për në Kalithea për të takuar një person të cilit me të cilin do të fliste për një borxh të marrë kohë më parë, por nga ai moment celulari rezultonte i fikur ndërsa makina u gjet e braktisur në zonë.

Personi në fjalë një 53-vjeçar grek u tha fillimisht hetuesve se shqiptari nuk ishte paraqitur në takim, por pas këqyrjes së kamerave të sigurisë u zbulua se takimi ishte kryer dhe të gjitha dyshimet u hodhën mbi të.

Pas vënies përpara provave 53-vjeçari grek pranoi se kishte vrarë shqiptarin dhe ishte vetë ai që tregoi se ku e kishte fshehur trupin e pajetë. Në pranga u vendos edhe djali i tij pasi dyshohet se ndihmoi në fshehjen e trupit dhe të provave./xh.m