Fanela që mbajti Lionel Messi në finalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës është ekspozuar në muzeun e FIFA-s në Zyrih.

Bluza me numrin 10 do të tërheqë shumë vizitorë, pasi ishte dëshira më e madhe e kapitenit argjentinas dhe i vetmi trofe që nuk kishte fituar në karrierën e tij.

Argjentina triumfoi në Kupën e Botës pas 36 vitesh pritje.