Aktori amerikan, fitues i çmimit “Oscar”, Alan Arkin vdiq sot në moshën 89-vjeçare.

Djemtë e tij Adam, Matthew dhe Anthony konfirmuan vdekjen e babait të tyre në një deklaratë për “People”.

Sipas “Variety”, ai vdiq në shtëpinë e tij në Carlsbad, Kaliforni.

Gjatë karrierës së tij pjellore, Arkin fitoi një “Oscar” për rolin e tij në komedinë e errët të vitit 2006 “Little Miss Sunshine” dhe një “Tony” ose çmimi Antoinette Perry për Përsosmëri në Teatrin Broadway, në 1963 për “Enter Laughing”.

Arkin u lind në Brooklyn në vitin 1934, por u transferua në Los Anxhelos 11 vjet më vonë kur babai i tij David, një piktor, filloi të punonte në Los Anxhelos si skenograf.

Alan ishte pjesë e një grupi folklorik të quajtur “Tarriers”, i cili në vitin 1957 arriti të prodhonte një këngë hit “The Banana Boat Song”.

Ai vendosi t’i dedikohej aktrimit, dhe në fillim të viteve 1960 ai u punësua me trupën legjendare të komedisë, “Second City”.

Në vitin 1963 ai debutoi në Broadway në “Enter Laughing”, një shfaqje e bazuar në një roman gjysmëautobiografik të Carl Reiner.

Dalja e parë e Alan në Broadway ishte një triumf, duke i dhënë atij vlerësimin e kritikëve, si dhe një çmim “Tony” për aktorin më të mirë të paraqitur në një shfaqje.

Në vitin 1967, Alan u nominua për herë të parë për çmim “Oscar” për satirën e Luftës së Ftohtë “The Russians Are Coming”.