Një horizont i plazheve të bardha dhe shkëmbore, kilometra bregdet të paprekura, gjire që shfaqen si diamante të vërtetë që kërkojnë vetëm admirim. Përballë, një det në ngjyrë gurkal i ndezur, dhe kupton se je përgjatë Jonit.
Kryeministri Edi Rama në kuadër të rubrikës “Beautiful Albania” publikoi foto nga Joni, i cili është gati të presë turistë të shumtë vendas e të huaj edhe këtë verë.
Riviera shqiptare fsheh zona me bukuri të mrekullueshme dhe pjesa jugore mbetet me të vërtetë befasuese, midis kodrave të mbushura me gjelbërim, në kontrast me rërën dhe shkëmbinjtë mbi ujin e tejdukshëm.
Plazhi i Jalës, i vogël dhe me rërë, i rrethuar nga shkëmbinj dhe formacione shkëmbore, Himara me një det të shkëlqyer që e bën atë një krenari të vendit, Borshi, plazhi më i gjatë i bregdetit jonian shqiptar, Ksamili, me bukuri të madhe që rrethohet nga katër ishuj që mund të arrihen me varkë ose not në baticë të ulët, jo shumë larg Sarandës, Drimadha, një lloj limani i artë, Dhërmiu, i përkryer sidomos për të rinjtë, Plazhi Pulëbardhat afër Sarandës që është nga më të bukurit në Shqipëri, ku mund të marrësh me qira një varkë në kërkim të shumë gjireve të pabesueshme në zonë, janë vetëm disa prej mrekullive të shtrira në brigjet e Jonit.

