Harta e shfaqur në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit të organizuar në vendin tonë ku Kosova nuk shfaqej si shtet i pavarur, ka ngjallur mjaft diskutime në publik. Për këtë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në Twitter Rama shkruan:
“Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigandit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova! Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte!
Shqipëria s’është Irani ku të ftuarve në konferenca ndërkombëtare u kontrollohen prezantimet dhe as konventa s’ishte sheshbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës nga Spanja! E keqja kombit tonë i vjen bash nga ata që merren tërë ditën me kësi luftërash pa lidhje mes shqiptarësh”, shkruan Rama.