Aktori i njohur hollivudian Bruce Willis vuan nga demenca frontotemporale.

Lajmin e ka konfirmuar familja e aktorit përmes një deklarate në rrjetet sociale, të cilët thanë se më në fund tashmë kanë një diagnozë të qartë për 67-vjeçarin.

Bruce Willis fillimisht u diagnostikua me vështirësi në të folur, por kjo sëmundje përparoi dhe tashmë mjekët i kanë dhënë një diagnozë më specifike, demencë frontotemporale.

Kjo sëmundje është një nga format më të zakonshme të demencës nën moshën 60-vjeçare.

Bruce Willis është një nga aktorët më të njohur hollivudianë dhe tani më është detyruar të heqë dorë nga aktrimi për shkak se sëmundja po ndikon në aftësitë e tij njohëse.

Demenca frontotemporale shkakton probleme me sjelljen dhe me komunikimin. Simptomat përfshijnë lëvizje të ngadalta, humbje kontrolli dhe dobësim të muskujve.