Të enjten e 2 Marsit, në Parlament do të zhvillohet mocioni me debat me Kryeministrin Edi Rama për çështjen “McGonigal” e kërkuar prej opozitës.

 

Data u caktua pas votimit të hapur në Parlament në seancën e sotme. Drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj deklaroi se nga votimi i hapur u vendos që mocioni me debat me Ramën për çështjen “McGonigal” do të mbahet në 2 Mars.

Në mocion janë përfshirë edhe interpelanca dhe të gjitha pyetjet e kërkuara nga opozita.

Data 2 Mars për caktimin e mocionit me debat u miratua me votat e mazhorancës.

“Mocioni me debat së bashku me kërkesën për interpelancën urgjente dhe pyetjet e deputetëve, do të mbahet në datën 2 Mars. Dhe do të keni të drejtë të gjithë të flisni sipas kohës maksimale që përcakton rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë”, sqaroi drejtuesja e seancën plenare, nënkryetarja Ermonela Felaj./tvklan.al/Revista TIME