Vetëm pak më herët, në një komunikim për mediat, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u ka bërë një thirrje bashkive që të marrin masat për të përballuar situatën që kanë shkaktuar reshjet e shiut.

Niko Peleshi: Edhe njëherë thirrja për qytetarët në zonat e rrezikuara të bëjnë kujdes në lëvizjet e tyre në ditët në vazhdim deri në datën 21 Janar ku pritet të jetë piku, parashikohen 250-300 mm shi. Shpresojmë që nuk do të kemi situata shumë problematike, KESH po bën më të mirën në mënyrë që shkarkimet e imponuara të mos ndikojnë në përkeqësimin e situatës. Nuk jemi afër rrezikut, por  e kemi parë edhe nga eksperienca që kur ka reshje të pandërprera me intensitet shumë të lartë mundet që niveli i lumenjve të rritet krejt papritur dhe të kemi përmbytje.