I pyetur se a i ka Shqipëria standardet e duhura për ekspertë që do të punësohen në Agjencinë e Mbrojtjes Kibernetike, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u shpreh se do ngrihen shkolla dhe kurse të posaçme.
Ai tha se njerëzit që do të punojnë për mbrojtjen kibernetike të vendit do të kenë trajtim financiar ndryshe.
Pyetje: A i ka Shqipëria standardet e duhura për ekspertë të mirëfilltë sa i takon Agjencisë së Mbrojtjes Kibernetike, si do bëhet përzgjedhja e tyre?
Çuçi: Kjo është padiskutim një pyetje që do na shoqërojë këtë kohë. Ne në një farë mënyrë u desh të ndodhte një sulm jo i vogël sipas ekspertëve që bënë analizën, qëllimi dihet publikisht dhe arsyet. Kjo ka bërë që ne të avancojmë më shumë, më shpejt me krijimin e infrastrukturës së mbrojtjes kibernetike, që nuk janë vetëm shtetërore por edhe private.
Ne do krijojmë këtë Agjencinë Kombëtare që do koordinojë më pas ngritjen e web-faqeve të mbrojtjes kibernetike. Kemi marrë një model që është nga më të mirët që funksionon sot në botë, lidhur me hapësirat e burimeve njerëzore kemi shumë nevojë, kush ka qenë nga ju tek konferenca e ministrit të Mbrojtjes ai e shpjegoi. Duke ngritur shkolla dhe kurse trajnimi të posaçme. Kjo është një strategji jetësimin e të cilës do e fillojmë që në 2023-in dhe për kapacitete të tilla njerëzore do ketë trajtim financiar terësisht ndryshe./

