Personi që shihni në foto është Fiqiri Mjeshtri, personi i cili ditën e sotme vrau me armë zjarri Liri dhe Kenado Shira, babë e bir në Klos dhe më pas u vetëvra. Po ashtu, mbetën të plagosur dhe dy persona të tjerë Eglantin e Renato Hasula.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:15 në qendër të qytetit.

Policia arrestoi dy kushërinjtë e autorit, Fatmir dhe Besnik Mjeshtri të cilët dyshohen si bashkëpunëtor në këtë ngjarje.

Referuar informacionit të autoriteteve, ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

Gjithçka kishte ndodhur pas debateve dhe pretendimeve se Renato Hasula kishte ngacmuar vajzën e autorit, ndërsa djali i tij i tezes dhe babai i këtij të fundit ishin në të njëjtën tavolinë për t’u sqaruar. Por siç duket situata ka agravuar deri në përdorimin e armëve.