Nafta dhe benzina do të kushtojnë më shtrenjtë nga kjo e premte. Bordi i Transparencës ka marrë vendim për të rritur me 22 lekë çmimin e naftës dhe 6 lekë benzinën.

Për pasojë një litër naftë do të tregtohet me 245 lekë për litër ndërsa benzina me 204 lekë për litër.

I pandryshuar mbetet çmimi i gazit, 78 Lekë/litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi nga ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.