Aktiviteti i madh “Tirana Art-Liber-Fest (ALF) 2022”, realizoi disa aktivitete për promovimin e kulturës së librit dhe leximit mes të rinjve te shkollave te mesme te zonave periferike te Tiranes. Pjesë e aktivieteve u bënë nxënës të disa gjimnazeve, ndërsa mini-panari dhe aktiviteti “Unë lexoj, unë jam” u ndal perkatesisht mes nxenesve te gjimnazit “Eqerem Çabej”. Takimi letrar u zhvillua ne mjediset e gjimnazit “Eqerem Çabej”, sot ne daten 30 shtator 2022.

Mbi 55 nxenesve dhe mesuesve te letersise te gjimnazit ju foli historiania e letersise dhe poetja  Prof. Dr. Klara Kodra.

Profesoreshë Klara Kodra ju foli nxenesve per pasionin per librin dhe per krijimtarine letrare qe mund te gufmoje nga momenti ne moment nga leximi i nje libri te bukur letrar. “Libri do t’ju zbukuroje jeten, por edhe mund t’ju sherbeje per njohjen e nje gjuhe te huaj, apo per te ecur ne jeten tuaj, edhe ne keto kohe te perdorimit masiv te celularit inteligjent dhe te biblioetekes virtuale”, theksoi Profesoreshe Klara, me nje shqipe te kulluar.

Me tej e mori fjalen aktori, regjisori i njohur dhe profesori i regjisurës dhe artit kinematografik ne Akademine e Arteve te Tiranes, Mevlan Shanaj.

Zoti Shanaj i mori nxenesit me radhe ne nje bashkebisedim te pazakonte, duke u kerkuar cili prej tyre kishte lexuar liber letrar se fundmi dhe cili deshironte te behej shkrimtar. Ai hyri ne psikologjine e tyre dhe i beri te reagojne dhe flasin lirisht. Ishin minuta te tera te nje lirie te jashtezakonshme te shprehuri.

Ne fund, si qershia ne torte, intepretuan nxenesit me te talentuar letrare te shkolles, dhe pikerisht:

  1. Emanuela Demko me “Monologun e Dinjitetit” te Mirush Kabashit
  2. Sibela Perkola” me poezine “Memedheu”
  3. Mbaresa Gjoka, me “Mjegulla e Dashurise”
  4. Eleana Rapushi, me “Qendrimi”
  5. Arjeta Çollaku, me “Ketu s’do te jem” te Dritero Agollit
  6. Denada Ymeti, me poezine “Gjuha Shqipe”
  7. Denisa Bushi, me esene “Djemte e humbur”.

Drejtuesit e aktivitetit falenderuan ne fund te takimit drejtuesit e shkolles, ne radhe te pare Drejtorin energjik dhe art e letersidashes Gezim Koçi, si dhe mesuesen e palodhur te letersise Ajshe Katani, e cila drejton me pasion dhe perkushtim nje biblioteke dhe kabinet letersie shembullor per te gjitha gjimnazet, jo vetem te Tiranes, por te mbare Shqiperise./F.Ç