Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për mjekun Fitim Marku, i cili u arrestua me bujë tre ditë më parë në ambientet e Spitalit të Traumës.
Një agjent i infiltruar, i cili i ishte prezantuar si pacient ndërhyri duke e kapur në flagrancë Markun teksa merrte rryshfet në shifrën e 20 mijë lekëve.
Markut iu dha dënimi arrest shtëpie, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Vendimi i është komunikuar në ambientet e spitalit, ku ishte shtruar pasi i kishte rënë ishemi celebrale.

