Ka nisur edicionin e saj 16-të ,ngjarja e përvitshme në Korçë, Festa e Birrës.

E kthyer tashmë në një traditë, Festa e Birrës  do të zgjasë 5 ditë, ku nis sot me datë 17 deri më 21 gusht.

Mijëra vizitorë nga vendi dhe rajoni mblidhen për të festuar me muzikë, kërcime, ushqim dhe sigurisht, birrë.

Në këtë festë do të performojnë disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare si Aurela Gaçe, Capital T, Eugent Bushpepa dheWest Side Family.

Për herë të parë në Shqipëri, Festës së Birrës i bashkohet këngëtari grek Kostantinos Argiros, një nga emrat më të njohur në Greqi. Ai do të performojë më 20 Gusht dhe biletat për koncertin e tij kanë nisur të shiten në çdo pikë Easypay në Shqipëri ose online në faqen zyrtare të festës.

Një tjetër risi e këtij edicioni do të jetë mundësia që vizitorët të rezervojnë vendin e tyre në një zone të dedikuar përballë skenës me shërbim të veçantë. Ndërsa ata që nuk duan të rezervojnë një tavolinë, hyrja do të jetë e lirë në çdo hapësirë tjetër.

Festa e Birrës do të zhvillohet në datat 17.08.2022 deri më 21.08.2022, në ambientet e brendshme të “Terminalit të Autobusave”, në lagjen nr. 17, si dhe në ambientet e Pazarit të Vjetër, Korçë, nga ora 20:00 deri në orën 01:00./xh.m