Plot 27 vjet pas vdekjes, reperi më me influencë në botë, Tupac Shakur është nderuar me një yll në Bulevardin e Famës në Hollivud.

Muzikanti që konsiderohej se revolucionarizoi botën e hip-hopit u nda nga jeta në moshën 25-vjeçare pas disa të shtënave me armë në makinën e tij në vitin 1996,një ngjarje që ende ka mbetur e pazbardhur.

E pranishme në këtë ceremoni ishte edhe motra e artistit të ndjerë, e cila ndau disa momente të bukura kur Tupac ishte ende gjallë.

“Tupac e dinte që herët se ishte i destinuar që të bënte diçka të jashtëzakonshme. Dhe unë si motra e tij e vogël pata fatin të shihja tek arrinte majat. Që nga dita e parë kur doli në skenë në teatrin Apollo në moshën 13-vjeçare besonte se do të kishte një yll këtu.”

Motra e Shakur e cila edhe përfaqësoi familjen e artistit të ndjerë nuk fshehu krenarinë dhe gëzimin për këtë nderim.

Sot, ne nuk po nderojmë vetëm një yll të muzikës, por po nderojmë punën dhe pasionin që ai ka vënë për të realizuar ëndrrat e tij. Edhe një herë, ai na ka bërë të gjithëve jashtëzakonisht krenarë.”

Shakur u rrit në një famije të varfër në Harlem për t’u bërë një nga artistët muzikorë më të dëgjuar me mbi 75 milionë disqe të shitura në mbarë botën. Një nga këngët më të njohura të Tupac përfshin këngën “Dear Mama”, e cila iu kushtua mamasë së tij, Afeni Shakur