Eshtrat e shqiptares Sibora Gagani e zhdukur në vitin 2014 janë gjetur nga policia spanjolle.
Policia Kombëtare ka gjetur të martën trupin e Sibora Gaganit në banesën që ajo ndante me partnerin e saj, Marco Romeo në Torremolinos.
Romeo u arrestua në fund të majit për vrasjen e një vajze tjetër, Paulas, ish-partneres së tij, në të njëjtin qytet, bënë të ditur burimet për mediat spanjolle.
Kërkimi për Sibora Gaganin rinisi pas arrestimit në maj të vrasësit.
Pas arrestimit për vrasjen e ish-partneres së tij, Marco Romeo rrëfeu se kishte vrarë dhe varrosur Gaganin pasi kishte parë një foto të tij në një tabelë njoftimesh në komisariat, ndërsa deklaroi se kishte përdorur acid për të zhdukur trupin.
Agjentët kanë gjetur eshtrat e Gaganit në një qese plehrash pas një muri të banesës së saj në Torremolinos, ku e reja jetonte me të arrestuarin deri disa ditë para zhdukjes, banesë e cila ndodhet në rrugën García de la Serna, pak metra larg stacionit të policisë lokale dhe bashkisë.
Policia kishte kontrolluar disa herë, por pa sukses banesën e Torremolinos, ku aktualisht jetojnë qiramarrës të tjerë, të cilët kanë bashkëpunuar gjatë gjithë kohës me agjentët.

