Ditën e sotme ka shkuar me këmbët e veta në dyert e SPAK-ut, Merita Hajdari, pasi rezulton se asaj i kanë falsifikuar firmën dhe të dhënat personale për t’i përdorur në skemën e evazionit fiskal. Teksa emri i saj del si përfituese e kompanive prej disa miliona eurosh, Merita Hajdari rezulton në të vërtetë të jetë tepër e varfër pasi pasuria e vetme që ka është një thes i grisur me të cilin grumbullon kanoçe dhe mbetje të tjera të riciklueshme në koshat e mbeturinave të rrugëve të Tiranës.

E moshuara në fjalë është paraqitur para dyerve të Prokurorisë së Posaçme së bashku me djemtë e saj, pasi ka dëgjuar emrin t’i lakohet në media. Ajo ka thënë se merret me mbledhje kanaçesh në rrugë e kosha mbetjesh dhe nuk ka lidhje me ato çfarë përmbajnë dokumentet që e bëjnë pronare kompanish. Madje ka shkuar në SPAK, e veshur me përparësen e punës