Në Lungomare, bregdeti është pastruar dhe kanë mbërritur pushuesit e parë, por shezlongët ende nuk janë vendosur. Operatorët turistike tregojnë se vonesat janë krijuar nga burokracitë në bashki për ndarjen e hapësirës së rërës si dhe nga rritja e çmimeve në tregun e shumicës.

“Ne kemi aplikuar tek e-albania dhe na është kthyer përgjigje në kohë, por ka pasur vonesa nga bashkia”, Armando Mishgjoni, operator turistik.

“Ka ndikuar rritja e çmimeve që ka ndikuar në vonesat për hapjen e çadrave dhe shezlongëve, na u desh kohë për të gjetur ofertën më të mirë”, Dionis Sota, operator turistik.

Jo vetëm shezlongët, pushuesit do të paguajnë më shtrenjtë në restorante e hotele si efekt zinxhir i rritjes së çmimeve të naftës e produkteve ushqimore.

“Rritja e çmimeve nuk është surprizë, është fakt është rritur çdo gjë. Vaji i lulediellit ka shkuar në 4 mijë lek”, tha  Dionis Sota operator turistik.

Por duket se kjo nuk ka ndikuar në rezervime, pasi vihet re trendi i turistëve të huaj gjermanë e norvegjez.

“Kosova është e zellshme dhe kanë prenotuar permes agjencive, por edhe familje nga Maqedonia e Veriut. Kemi punë, rezervime nga gjermanët e suedezët, por dhe Norvegjia që është risi për këtë sezon”.

Ndryshe është panorama në plazhin e vjetër, ku vendasit ankohen se mungon pastërtia.

“Emergjencë janë tualet publike, na kushton 2 mijë lek për të shkuar në banjo, nëpër lokale. Ne duam të ketë më shumë plazhe publike”, thanë ata.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com