Regjisori dhe aktori i njohur Mevlan Shanaj vjen së shpejti me “Të fshehta jashtë ekranit”. Portretet e artistëve të kinemase dhe teatrit janë pjesë e librit qe po pergatitet nga Botimet Agora dhe qe mbeshtetet nga Bashkia e Tiranes. Mevlan Shanaj ka rrefyer ne nisje te ketij projekti se ka qenë një punë rreth tre vjecare për të konkretizuar projektin “Të fshehta jashtë ekranit”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për librin “Të fshehta jashtë ekranit”,  regjisori i njohur thotë se”është një libër pa letërsi, pa ditar, por me copëza të vërteta nga përjetimet e tij, krejtësisht pa zbukurime. Janë 50 artistë me të cilët kam punuar, ku kujtimet për ta kanë udhëtuar brenda meje, por që tani dua të vijnë edhe për lexuesin”.

Shanaj thotë se aty është e tërë jeta e tij, që në daljen e parë me rol në film xhirimet për të cilin nisën në vitin 1969 e deri më sot, ndersa tregon se nuk merr përsipër që të analizojë dhe të bëj shkrime kritike, por është një lloj fotografimi i kujtimeve gjatë bashkëpunimit të tij me artistë të shquar ndër vite.