Muzika dhe letërsia kanë lidhje të hershme që gjenden në traditat gojore, ku poezia shpesh shoqërohej me muzikë për të përforcuar ritmin dhe emocionin. Që në antikitet, epet dhe baladat përshkruheshin përmes këngëve. Në kohët mesjetare, trubadurët dhe këngëtarët popullorë ndërthurën tekstin letrar me melodinë për të transmetuar histori dhe ide. Lidhja e tyre vazhdon të zhvillohet në format më moderne si opera, këngët poetike dhe tekstet e këngëve bashkëkohore.
Prandaj Fondacioni Harpa ka sjellë për artdashësit e kryeqytetit dhe jo vetëm, Festivalin e titulluar “Fjalë dhe tinguj”.
Prej një jave do të shijojmë së bashku letërsinë dhe muzikën, këtë binom të pakrahasueshëm të trashëgimisë sonë shpirtërore.
Përgjatë një jave, do të kemi tryeza bisedimi me tema të rëndësishme kulturore dhe letrare, koncerte instrumentale simfonike, interpretime solo në instrumenta të ndryshëm, debate dhe diskurs mbi artin dhe kulturën dhe letërsinë, performanca nga kuartete muzikore, takime me shkrimtarë të njohur dhe të rinj, vlerësime për krijimtari të veçantë dhe në mbyllje një mbrëmje poetike.
Një mix i veçantë që do të na çojë drejt eksplorimit në thellësitë shpirtërore të kulturës!
Programi:
FESTIVALI “FJALË DHE TINGUJ”
20-27 SHTATOR
20 SHTATOR, ORA 19.00
(UNIVERSITETI I ARTEVE- HOLLI I REKTORATIT)
– Koncert instrumental simfonik
– Kuartet violinash
– Klarinetë solo
–Pjesë nga kompozitorët më të njohur botërorë
23 SHTATOR, ORA 11.00
BOTIMET AGORA – SALLA E AKTIVITETEVE
– Tryeza “Letërsia si kujtesë”
–Debate dhe diskutime
26 SHTATOR, ORA 12.00
(QENDRA KOMBËTARE E LIBRIT DHE LEXIMIT)
– Poeti Ndoc Gjetja në 80 vjetorin e lindjes
– Interpretime dhe diskutime
27 SHTATOR, ORA 19.00
(QENDRA KOMBËTARE E LIBRIT DHE LEXIMIT)
POETRY NIGHT
– Përshëndetje nga të ftuarit specialë
– Intepretime poezish
– Pjesë instrumentale në violinë
– Vlerësime
Mund të jetë një imazh i teksti