Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Stamboll, Turqi, një takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Rama u takua me presidentin Erdogan në mjediset e TRT World Forum, që zhvillohet në Turqi.
Në një postim në rrjetet sociale Rama ndau momente nga takimi me Erdogan, me të cilin diskutoi mbi ecurinë e marrëdhënieve bilaterale, situatën në rajon, Komunitetin e Ri Politik Europian, si edhe për luftën në Ukrainë.
Rama po merr pjesë në TRT World Forum, një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë.