U zhvilluar ne Tirane, ne Qendren Kombetare te Librit dhe Leximit, aktiviteti përmbyllës i Tirana Art – Libër – Fest 2022. Me kete rast u be promovimi i Antologjise Rinore, te titulluar “Ajo quhet e nesërme”si dhe u ndane çmimet e fituesve.
: 





Me poshte po japim cmimet e dhena nga Juria e kryesuar nga shkrimtarja e njohur Natasha Lako
Çmimet:
ÇMIMI I PARË
I JEPET NXËNËSES
EMANUELA DEMKO (Shkolla “Eqrem Çabej”)
Me motivacion:
“Krijuese e talentuar. Me shumë potencial për t’u bërë në të ardhmen një letrare e afirmuar. Përdor metafora dhe ka një fantazi të zhvilluar në krijimet e saj. Lexon shumë dhe ka njohuri të gjëra për letërsinë shqipe”.
ÇMIMI I DYTË
I JEPET NXËNËSES
ETA LLENGA (Shkolla “Myslym Keta”)
Me motivacion:
“Krijuese shumë e talentuar. Preferon meditimin në poezinë me varg të lirë. Ka mendim të thellë në sprovat e saj. Ka lexuar shumë autorë të huaj dhe kryevepra botërore të letërsisë. Ka njohuri mbi autorët më në zë të letërsisë shqipe. Është pothuajse një letrare e kompletuar dhe duhet të nxitet të botojë poezitë e saj më të arrira”.
ÇMIMI I TRETË
I JEPET NXËNËSIT
EGLI HOXHA (Shkolla “Myslym Keta”)
Me motivacion:
“Interpretues i talentuar dhe me shumë të ardhme. Identifikohet me personazhin dhe karakterin që interpreton. Lexon rregullisht. Me pak mbështetje dhe nxitje, ka padyshim, një të ardhme premtuese për shkollën e aktrimit”.
ÇMIM INKURAJUES
I JEPET NXËNËSES
MAIZA ALIAJ
Me motivacion:
“Krijuese e talentuar që premton shumë”.
ÇMIM INKURAJUES
I JEPET NXËNËSES
LORINA PASHO
Me motivacion:
“Krijuese e talentuar që premton shumë”.
ÇMIM INKURAJUES
ISTINELA LAMAJ
Me motivacion:
“Për pasionin i prezantimit dhe interpretimit. Krijuese e formuar”.
ÇMIM SPECIAL
XHULIA MEMLIKA
Me motivacion:
“Për pasionin që ka për librin, një kontribuese e çmuar në promovimin e leximit dhe krijimit”.
————‐———————————
CERTIFIKATË MIRËNJOHJEJE
I JEPET
Znj. Ajshe KATANI, Mësuese e letërsisë (Shkolla “Eqrem Çabej”)
Me motivacion:
“Një nga mësueset më të dashura dhe të vlerësuara të shkollës. Administron me shumë pasion dhe përgjegjësi bibliotekën e shkollës, duke e pasuruar gati përditë fondin e librave të saj. Nxit me përkushtim nxënësit, talente letrare të shkollës, duke iu dhene zemër dhe duke i orientuar në udhëtimin e gjatë në botën e librit dhe leximit”.
CERTIFIKATË MIRËNJOHJEJE
I JEPET
Znj. Aida VELIAJ, Mësuese e letërsisë (Shkolla “Myslym Keta”)
Me motivacion:
“Një gjeneratore e pashoqe aktivitetesh letrare dhe artistike të shkollës. Ideatore dhe organizatore e zonja, e ka shndërruar kabinetin e letërsisë në një vatër dhe skenë të mirëfilltë spektaklesh teatrore, skeçesh dhe përkujtime festash kombëtare. Promotore e palodhur talentesh letrare dhe të interpretimit artistik, është suesja dhe këshilluesja më e afërt e nxënësve protagonistë dhe aktivistë të dhjetra aktiviteteve”.

