Gjykata Kushtetuese njoftoi sot se, ka dështuar votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, pasi tre kandidatët nuk morën shumicën ligjore të votave.

“Sot, u zhvillua mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në zbatim të parashikimeve ligjore, zhvilloi seancën për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese. Pas prezantimit të platformave dhe vizioneve të kandidateve, Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj u vijua më tej me raundin e parë të votimit. Në përfundim të këtij procesi asnjë nga kandidatet nuk mori shumicën ligjore prej të paktën 5 votash”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Po ashtu, Gjykata Kushtetuese bërii të ditur se, “mbledhja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të zhvillojë raundin e dytë të votimit në datën 17 shkurt 2023, ora 10:00”.