Çfarë mendon?

Çfarë
mendon?
Më pyeti,
ndërsa ishim, ulur
buzë detit,
atë natë
me plot yje.
Për ty, i thashë
po mendoj veç, per ty.
Për mua
tha ajo,
Pse mendon
nëse jam këtu, për mua
e afër teje,
përse më mendon?
Është më e fortë
se unë, i thashe.
Kur nuk je, të mendoj
se me mungon,
aq sa humbas dhe ajrin,
e kur më je prane
prapë të mendoj
e përsëri më mungon,
se të mëndoj
kur ngrihesh
e më lë vetëm,
ahere kur ti, ikën…

Dashuria është e tillë…

Zgjidh e lër flokët
të bien poshtë, tokës
hiq atë buzëkuq
e gjitha, ti zhvishu
shtrihu, e në rehat tënd
do jem dhe unë, gjatë
në atë shtrat.
Ndërsa ti rri, perëndi
dua të t’sodis, të t’adhuroj,
narcizist, të t’nuhas
me majë gjuhe, të t’lëpij, i tharë
të t’eksploroj, të t’shijoj
e me buzët, në afsh
lakmi i etur, të të gjërb, gjatë,
të t’gllabëroj çdo cep
të lëkurës, butë, zhveshur
dua të t’ndjej shpirtin
si vibron e kullon, zbehur,
Më hyre në gjak
më ecën dhe mbi kocka
vrapon mbi tërë çkam,
dua të t’ndjej dehjen
ndërsa fytyra
të bëhet gjith’ e kuqja,
M’u bëre muzë
frymë Circe-je
e imja Silvia
e imja Beatriçe,
Por k’të natë, nuk më mjafton
të t’rrëfehem, Poezish
jo, k’të natë dua të jesh
e imja në shpirt, mish e kocka,
sonte, i dua gjithë të tuat
në afsh, të jenë të miat..

Kam shumë gjëra…

Kisha e kam
shume gjera për të bërë
ose ndoshta disa,
Nuk e di.
Di vetem
që kam ndryshuar,
mënyrën time, së shikuar
së besuar
së jetuar,
Që kur munda, pashë
sa e shkurtër është
pasazhi, a shndrrimi
nga qenie afërm, njerëzore
në objekt pa vlerë, dytësore,
Mbylla sirtar e dallap
ëndrrat dhe veshjet
i flaka, tej e kënd,
siç bëra, mbi çdo tjetër
projekt e pasion, në mënd,
E kur gjithçka
të ketë mbaruar,
do mund ta bëj atë, që
kam dashur gjithmonë,
do të shkoj në një ishull
e në dreq, vafshin bashkë
kartat, bankat, racat e furishme
sterile, të prekëshme, mospërfillëse,
k’to qënie që rrinë përreth
në sheshe, unaza e rreth të gjërë,
Godit ti, fort me grusht,
se kësaj jete, nuk i mbet asgjë
çfarë jetë ish, më nuk është.
Goditi ti, fort
për t’i harruar të tëra,
historinë te tirania, te pushteti,
që ngadalë shndërrohen
në trupin tuaj, sëmundje, Pandemi,
E nëse dëshirë ke, të vish me mua,
vajzl e ëmbël,
të pres ty, të pres atje lart
në bankë të akuzave,
Se e di,
që në këtë vend, nuk do kthehem
nuk do kthehem më dot
edhe i fjetur, as dhe i vdekur…

Ishe kthyer…

Ishe kthyer
një fiksim, imi,
një ferrë trëndafil
qafës, mbërthyer,
më jepte paqe
po aq shqetësim,
më jepte gëzim
shumë mall,
Ishe ujë e ishe zjarr
dritë e stuhi,
Ishe pasion e llavë
ishe një mund, ishe dhe kalvar,
Ishe ngjyrë
telajosh, të mia,
vargje pafund
të ditarit tim.
Por të gjeja, kudo,
në çdo filxhan kafeje
në tymëzat e duhanit
në zhurmat, heshtjet
në puthjet, në dush, kudo…
Sepse ti, ishe ti
ishe aq ndryshe nga të gjithë,
ishe gjithshka, një bukuri,
ishe nje fëmijë
një femër,
ishe kaq e veçantë,
ishe gjë e rrallë…
Dhe e rrallë është ajo
që hyn tek ty,
që ecën e vrapon
nëpër tëndin, shpirt,
që vallëzon, e drejt në zëmër
ndez pishtarë e të ndriçon
humnerat e thella, që bien thikë…
Dhe mendimi im
ish bumerang,
sa më shumë e hidhja
larg, përtej horizontit,
aq më shumë, kthehej prapa
këmbëngulës, dhunshëm
tërbuar, rebel,
t’më depërtojë ballin
t’më thajë djersën e fytyrës
t’më thajë poret e lëkurës…
Ishe një perlë
ishe një dilemë
ishe dhe hile, një gënjeshtër…

Përshtati: Agron Xoxa