Kryedemokrati Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, ka shprehur mbështetjen për protestën e pedagogëve. Kryetari i PD-së Berisha ka theksuar se Partia Demokratike mbështet të gjitha kërkesat e pedagogëve dhe merr përsipër adresimin me përparësi të çdo kërkese që ata kanë paraqitur deri më sot.

 

Sali Berisha: Unë jam sot këtu për të shprehur dhe rikonfirmuar mbështetjen e plotë për suksesin e vërtetë të lëvizjes sindikaliste universitare. Sot pedagogët e universiteteve dhe studentët protestojnë dhe kanë bojkotuar mësimin. Me këtë rast, i garantoj se Partia Demokratike mbështet të gjitha kërkesat e tyre dhe merr përsipër absolutisht adresimin me përparësi të plotë të çdo kërkesë që ata kanë paraqitur deri sot.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka ftuar të gjithë të rinjtë që të vazhdojnë protestat.

Sali Berisha: Ftoj të rinjtë të ngrihen në lartësinë e idealeve, e shpirtit, e guximit të tyre dhe të vazhdojnë protestat dhe t’i japin përgjigjen e merituar regjimit monist të Edi Ramës./Revista Time