Altin Basha është emëruar drejtor i Teatrit Kombëtar. Ky vendim është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Basha është vendosur në vend të Hervin Çulit, i cili është liruar nga kjo detyrë.
VENDIMI
- Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, e të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Z. Hervin Çuli, drejtor i Teatrit Kombëtar, lirohet nga kjo detyrë.
- Z. Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

