Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën e 13 Dhjetorit në Brescia. Një makinë tip Benz ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Për pasojë ka ndërruar jetë një shqiptar 40 vjeç, i quajtur Alban Dushi. Sipas asaj që shkruajnë media, makina e shqiptarit ka rrëshqitur nga rruga.

Mjeti ka kaluar në trotuar në një moment kur aty po ecnin dy gra. Njëra prej tyre u përplas nga makina. Pas këtij momenti, mjeti ka përfunduar duke u përplasur me  pemën.

Gruas së dëmtuar i është dhënë menjëherë ndihma mjekësore dhe ka pësuar fraktura në gjymtyrë. Ndërkohë plagët ishin shumë të rënda për shqiptarin, i cili ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes./tvklan.al/Revista Time