Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën monedhat e huaja forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0.25 lekë dhe këmbehet me 102.71 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 111.89 lekëve, ose 0.58 lekë më shumë se ditën e hënë.
Me 0.83 lekë, pozitat i ka forcuar edhe paundi britanik. Monedha britanike këmbehet me 128.75 lekë, ndërsa franga zvicerane u mbiçmua me 0.86 lekë dhe këmbehet me 115.11 lekë.
Sot në këmbim me lekun, edhe valutat e tjera kanë pësuar rritje.


