Ulja e ndjeshme e temperaturave ka rikthyer reshjet e borës në këtë mes Prilli në vend. Reshjet kanë prekur juglindjen dhe verilindjen e territorit.
Në Korçë bora ka rënë në lartësitë 1 mijë metër mbi nivelin e detit, ndërsa autoritetet nuk raportojnë probleme në akset nacionale.
Reshje bore edhe në qarkun e Dibrës. Për shkak të situatës nga moti i keq pati probleme në qarkullin në Rrugën e Arbrit. Falë ndërhyrjes aksi u bë i qarkullueshëm.

