Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për në datën 26 Prill seancën për shqyrtimin e padisë së Partisë Demokratike për VKM për operacionet për ndërtimet pa leje.

Vendimi për shtyrjen e seancës është bërë pas pretendimeve të përfaqësues së qeverisë Elira Kokona, e cila tha se pala paditëse nuk legjitimohet, për arsye se kërkesë padia e depozituar më 14 Tetor është firmosur nga Grida Duma dhe Alfred Rushaj që para disa muajsh dorëzuan mandatin e deputetit.

Në këtëmenyre numrin e firmëtarëve për këtë padi u zbrit nga 28 në 26. Tashmë demokratëve iu duhen minimalisht dhe dy firma të tjera ligjvënësish për ta bërë legjitime padinë.

Deputeti i PD, Gazment Bardhi thotë se shtyrja e seancës është taktik e qeverisë për mos e shqyrtuar çështjen. Akuzoi kryeministrin Edi Rama për shantazh ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Bardhi tha se PD do i zëvendësojë dy format që kërkohen nga ana e gjykatës dhe se do të vijojë të ndjekë çështjen e VKM-së për operacionet për ndërtimet pa leje në rrugë ligjore.