I porsalinduri i shpëtuar nga rrënojat e tërmetit në Siri është mirë. Pamjet tronditëse kanë bërë xhiron e rrjetit, pasi në Aleppo të Sirisë , një vend që gjithashtu u godit rëndë nga tërmeti në Turqi, një grua shtatzënë lindi nën rrënojat e ndërtesës ku jetonte.
Siç ka raportuar një përdorues i Twitter-it duke publikuar videot përkatëse, gruaja , identiteti i së cilës ende nuk është bërë i ditur, ka lindur por më pas ka ndërruar jetë. Ndërsa i vogli i saj mrekullisht është mirë, e madje kanë publikuar edhe pamje të tij në spital. Pamjet e zbuluara dje janë bërë virale në rrjet, ndërsa bebja nga të gjithë quhet “mrekulli”. Deri më tani nuk dihet se si kanë vendosur ta quajnë, ndërkohë nuk dihet nëse ka familjarë të tjerë gjallë që të kujdesen për të.
The moment a child was born ? His mother was under the rubble of the earthquake in Aleppo, Syria, and she died after he was born , The earthquake.
May God give patience to the people of #Syria and #Turkey and have mercy on the victims of the #earthquake#الهزه_الارضيه #زلزال pic.twitter.com/eBFr6IoWaW— Talha Ch (@Talhaofficial01) February 6, 2023

