Në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut” në Shkodër drejtuesi i një kamioni teksa ka qenë duke transportuar një vinç me kamion, dyshohet se aksidentalisht vinçi ka goditur mbikalimin e këmbësorëve duke e rrëzuar pjesërisht atë.
Drejtuesi i kamionit, 60-vjeçari me iniciale S.Sh. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër dhe është proceduar penalisht.
Mjetet kamion dhe vinç janë bllokuar në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet e tjera procedurale për këtë rast.


