Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u shpreh sot në Kuvend se Shqipëria ka përthithur më pak fonde nga BE, në krahasim me vendet e tjera të “Ballkanit të hapur”.
Sipas saj, “qeveria shqiptare ka dështuar që të sjellë një alternativë për të thithur më shumë fonde”.
“Edhe pse jam në opozitë nuk jam e kënaqur që kemi përfituar vetëm 300 milionë euro, kur vende e tjera të ‘Ballkanit të Hapur’ kanë përfituar më shumë se ne. Pse kapacitetet e IPARD-it janë në nivele të ulëta”, tha ajo.
Në lidhje me inflacionin, Tabaku tha se “është duke gërryer xhepat e familjeve shqiptare”.
“Uroj që ky të jetë një vit ndryshe për politikën, Parlamentin dhe ta përdorim për të bërë politikë, thirrje shqiptarëve për të mos u larguar dhe për të dhënë shpresë. Po japim vetëm urrejtje, kjo nuk vjen nga të gjithë por nga disa”, u shpreh Tabaku./atsh/Revista Time

