Argjentina, kampione e Kupës së Botës, u përshëndet nga mijëra tifozë teksa ktheheshin sot në shtëpi nga turneu i Katarit, me një paradë të madhe për Lionel Messi.

Messi e mbajti trofeun në dorë ndërsa zbarkoi i pari nga avioni para orës 3 të mëngjesit së bashku me trajnerin Lionel Scaloni, në Buenos Aires.

Një tapet i kuq u hap për skuadrën dhe grupi i rock-ut “La Mosca” performoi “Muchachos” (Djemtë) të cilën numri i madh i tifozëve të tyre e kishte kënduar gjatë gjithë turneut në Katar.

Presidenti i vendit, Alberto Fernández, e shpalli ditën e sotme një festë kombëtare për t’i mundësuar të gjithëve të festojnë titullin e kampionit.

Federata Argjentinase e Futbollit tha se skuadra do të festojë me tifozët në “Plaza de la Repúblic” në kryeqytet./atsh/Revista Time