Një çift shqiptar, burrë e grua, janë vrarë me thikë në Itali. Krimi ka ndodhur gjatë natës të së dielës në zonën e Spinea. Ata u gjetën të vdekur brenda banesës së tyre nga karabinierët. Policia shkoi për verifikim pasi u sinjalizua nga vajza e gruas së ndjerë, e cila ishte alarmuar për shkak se nuk kishte mundur të kontaktonte me nënën e saj.
Në vendngjarje autoritetet italiane gjetën një pistoletë dhe një thikë. Por çifti shqiptar, sipas mediave italiane, rezulton të jetë vrarë me thikë.
Fillimisht u mendua për krim brenda familjes, që burri të kishte vrarë gruan dhe më pas të ishte vetëvrarë. Por gjatë orëve të mëvonshme, hetuesit italianë nxorrën pistën e vrasjes. Një person i tretë ka qenë në skenën e krimit. Dyshimet ranë mbi ish-bashkëshortin e 37-vjeçares.
Por së fundmi policia italiane zbuloi se ky person është gjetur i vdekur. Mendohet se ai është vetëvrarë pasi vrau Menevere Karabollajn dhe Flonino Mërkurin. Trupi i tij u gjet i pajetë brenda një kasolleje.
37-vjeçarja Mynevere Karabollaj ishte e divorcuar dhe së fundmi kishte nisur të bashkëjetonte me Florinon Mërkurin.

