Një 17-vjeçar është vënë në pranga nga Policia në Tepelenë. Mësohet se ai është kapur me armë dhe një sasi lënde kanabisi.
I riu ishte përfshirë në një konflikt çasti për motive të dobëta me tre bashkëmoshatarë. Por ai është larguar, ka marrë një armë zjarri dhe më pas është rikthyer sërish në vendin ku ndodhi sherri.
“Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve policore është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, shtetasi R. H., i cili në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë”, njoftoi policia.
Në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë janë shoqëruar edhe tre adoleshentët e tjerë të përfshirë në konflikt. Policia thotë se po punohet për sqarimin e rrethanave të konfliktit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

