Telefonat celularë mund të kenë probleme në Evropë këtë dimër, nëse ndërprerjet e energjisë do të shkatërrojnë disa pjesë të rrjeteve.
Vendimi i Rusisë për të ndalur furnizimin me gaz, pas konfliktit në Ukrainë ka rritur shanset për mungesë të energjisë.
Në Francë, situata është përkeqësuar nga mbyllja e disa centraleve bërthamore për mirëmbajtje.
Zyrtarët e industrisë së telekomunikacionit thonë se kanë frikë se një dimër i ashpër do të vërë në provë infrastrukturën e Evropës, duke i detyruar kompanitë dhe qeveritë të zbusin ndikimin.
Aktualisht nuk ka mjaft sisteme rezervë në shumë vende evropiane për të përballuar ndërprerjet e gjera të energjisë, ndërsa katër nga drejtuesit e telekomit kanë deklaruar se ekziston mundësia për ndërprerjeve të telefonisë celulare.
Vendet e Bashkimit Evropian, përfshirë Francën, Suedinë dhe Gjermaninë, po përpiqen të sigurojnë që komunikimet të vazhdojnë edhe nëse ndërprerjet e energjisë elektrike përfundojnë.
Sipas Reuters ata kanë ndërmend të përdorin bateritë rezervë të instaluara në mijëra antena celulare të përhapura në të gjithë territorin e tyre.
Evropa ka gati gjysmë milioni kulla telekomi dhe shumica e tyre kanë bateri rezervë që zgjasin rreth 30 minuta për të drejtuar antenat celulare.

