7500 fermerë kanë aplikuar për të përfituar subvencionim për mbjelljen e grurit. Drejtoresha e AZHBR, Eranda Selmanaj, thotë se tashmë është kaluar në fazën e dytë të projektit, atë të mbledhjes së dokumenteve të fermerëve.

“Ka një rritje të interesimit të fermerëve për të mbjellë grurë. Tashmë kemi kaluar në fazën e dytë të dorëzimit të dokumenteve nga ana e fërmerëve”.

Fermerët do të marrin pagesën për mbjelljen e grurit vetëm pasi të shpallen fitues nga AZHBR. Një fermer i cili ka mbjellë 1 hektarë grurë do të marrë 30 mijë Lekë subvencion, në bazë të sipërfaqes së mbjellë.

Aplikimet me të shumta kanë qenë nga fermerët e Korçës, Fierit, Lushnjes dhe Gjirokastrës.