Enkelejd Alibeaj ka arritur sërish të marrë mbështetjen e shumicës së deputetëve demokrate për të qenë kryetar i grupit parlamentar.
28 deputetë kanë shprehur serish mbështetje për Alibeajn.
Gjatë takimit të zhvilluar në një prej restoranteve të kryeqytetit është diskutuar shkarkimi i Sorina Kotit, e cila mbështet Berishën nga posti i nënkryetares së Komisionit tw Ekonomisë.
Me këtë lëvizje asnjë prej deputeteve pro Berishës nuk është pjesë e drejtimit të komisioneve parlamentare.
Ndërkaq deputetët kanë diskutuar rikthimin e Lulzim Bashës në politikën aktive.
Flutura Açka dhe Ferdinand Xhaferaj, kanë deklaruar mbrëmë se Lulzim Basha është i mirëpritur në grupin e tyre për të dhënë kontributin.
Deputetët që konfirmuan Alibeajn
- Merita Bakiu
- Salaudini Jakupllari
- Andia Ulliri
- Enkelejd Alibeaj
- Jorida Tabaku
- Gazment Bardhi
- Flutura Açka
- Helidon Bushati
- Ferdinand Xhaferri
- Eralda Bano
- Saimir Korreshi
- Dashnor Sula
- Lefter Geshtenja
- Agron Gjekmarkaj
- Zheni Gjergji
- Kastriot Piroli
- Dhurata Cupi
- Bledion Nallbati
- Ramadan Likaj (online)
- Ilda Dhori
- Kreshnik Collaku (online)
- Orjola Pampuri (online)
- Flamur Hoxha (online)
- Arbi Agalliu (online)
- Emilja Koliqi (online)
- Alfred Rushaj
- Fatjon Veizaj (online)
- Lulzim Basha (online)
(xh.m)

