Rita Ora këto ditë ka pushtuar titujt e mediave pasi u martua me regjisorin Taika Waititi. Gjithashtu, krahas kësaj, është raportuar se është duke punuar në albumin e saj të tretë..

Një burim i tha tabloidit britanik The Sun, se artistja shqiptare është duke punuar në studio për albumin e ri, i cili do të përfshijë edhe një bashkëpunim me një artiste tjetër të famshme.

“Rita tashmë është kthyer në studio duke punuar në albumin e saj të tretë, me sesionin e saj të fundit të incizimit me Ava Max dhe kompozitorin Noah Cyrus”, tha burimi.

Ava Max, është këngëtare shqiptare me famë botërore, famë të cilën ja solli hiti i saj “Sweet but Psycho”.

Këngëtarja me origjinë nga Shqipëria ka një album të publikuar në tregun ndërkombëtar, të titulluar “Heaven and Hell”, ndërsa Rita Ora ka deri më tani dy albume: “Phoenix” dhe “O.R.A”./xh.m