Në 24 orët e fundit, janë shënuar 25 raste të reja me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë raporton se nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e infektimit me koronavirus. Gjatë 24-orëshit të fundit janë kryer 575 testime, ndërsa janë shëruar 27 qytetarë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 575 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 25 qytetarë, në Bashkitë:

12 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Rrogozhinë, Fier, Vlorë, nga 1 qytetarë në Tropojë, Dibër, Roskovec, Lushnje, Mallakastër, Selenicë, Himarë.

Janë 175 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 patientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,940 që nga fillimi i epidemisë.